Në një letër të hapur, prof. Gëzim Boçari denoncon qëndrimin antikushtetues të Bankës Botërore ndaj çështjes së kthimit të pronave
Botuar në gazetën Telegraf, 1 qershor 2013
…Shpronësimin 45 vjeçar të diktaturës komuniste ju e keni përkeqësuar me 22 vjet anarki postkomuniste, duke rrezikuar të prishni themelin e Shqipërisë.
Mendoj se ju dhe këshilltarët tuaj ashtu si dhe drejtuesit e B.Botërore në Uashington, do të reagonit shumë më ashpër nëse në vendin tuaj B.Botërore me rekomandimet dhe me projektet e saj, duke shpenzuar të fondet e grumbulluara prej taksapaguesve amerikanë dhe europianë, do të mbronte këtë korrupsion dhe masakër me pronat turistike, ku fjala ligj dhe shtet ligjor zbatohen në mënyrë klienteliste.
Ju nuk mund të gjeni asnjë vend demokratik ku prona fitohet duke e pushtuar, duke e rrethuar, në shkelje të detyrimeve kushtetuese ose me ligje apo vendime dhe shkresa që e përdhosin Kushtetutën e vendit dhe kjo të jetë mbrojtur direkt apo indirekt edhe nga Banka Botërore…