2012 in review

Tre muaj aktivitet, 2’200 vizita, 9 artikuj, dhjetra komente si dhe dokumentet kryesore të viteve të fundit mbi kthimin e pronës, publikuar në një adresë: http://defendingproperty.com

Më 17 dhjetor nisëm peticionin për kthimin e pronës pronarëve të ligjshëm. Faleminderit për mbështetjen e deritanishme!

Shpresojmë t’ju përshëndesim sërisht në 2013. Ftoni të njohurit tuaj të nënshkruajnë peticionin për kthimin e pronave – përrenjtë e vegjël bëjnë lumenjtë e vrullshëm! Urojmë që 2013 të jetë viti kur kthimi i pronave, fundi i korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe integrimi evropjan bëhen prioritet i Shtetit dhe i politikës shqiptare.

Nga zemra, Gëzuar 2013 !

Këtu poshtë gjeni raportin e WordPress mbi aktivitetin e sitit prej krijimit në tetor 2012 (në anglisht):

600 people reached the top of Mt. Everest in 2012. This blog got about 2,200 views in 2012. If every person who reached the top of Mt. Everest viewed this blog, it would have taken 4 years to get that many views.

Click here to see the complete report.

Ky zë u postua te Albanian Authorities, European Court of Human Rights, European Integration, International Organisations (OSCE, World Bank), Other countries' experience, Posts in English, Posts in Shqip nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

1 mendim mbi “2012 in review

  1. Burbuqja nga Kosova na pyet: A mund të më tregoni se a mbroni ju si shoqatë edhe të drejtat e ish pronarëve me shtetësi shqipëtare që kanë humbur pronat të shumta nga ligjet sllave në Kosovë. duke u nisur nga fakti se me mijëra shtetas të Shqipërisë kanë humbur pronat e tyre me dekretet komuniste sllave Kosova është vendi i vetëm në evropë që nuk miraton ligjin për këthimin e pronave ,bile ata që pas luftes i shesin këto prona për ca lekë ,në vend që ti këthejnë tek pronaret .Konkretisht cfarë bëni ju për këta pronarë ,dhe përse nuk keni ngritur asnjëherë zërin tek ndërkombëtaret për kët qështje,dhe shtetaret e Kosovës.

    Përgjigje: Falenderojmë Burbuqen për komentin dhe pyetjen. Shoqatat “Pronësi me Drejtësi” dhe “Bregdeti” trajtojnë problemin e pronave në Shqipëri, konform statusit të tyre. Megjithatë nëse probleme të tilla existojnë edhe në Kosovë, do ishte me interes të njiheshin. Nëse disponini informacione dhe referenca i mirëpresim.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s