Pa kthim të pronës nuk ka shtet ligjor, nuk ka integrim

Shkrim i Shoqatës “Pronësi me drejtësi”, 12 nëntor 2012
Botuar në Dielli online

Në emër të pronarëve të ligjshëm falendrojmë intelektualët patriotë në emigracion që në Tetor 2012 hapën në internet adresën elektronike www.defendingproperty.com . Në këtë sit të përbashkët për shoqatën “Pronësi me Drejtësi” dhe shoqatën “Bregdeti”, juristët tanë kanë paraqitur prioritetet dhe filozofinë e shoqatës, një pjesë të vogël nga reagimet tona dhe të mediave si dhe disa video nga një mori të tillash. Brenda pak kohe, në këtë sit, shumë qytetarë brënda dhe jashtë kufijve, pasi marrin informacion real, shprehin opinionet e tyre.

Ftojmë drejtuesit Sali Berisha dhe Edi Rama që po mbajnë peng demokracinë që të reflektojnë në domosdoshmërinë e korigjimit të standardeve të dyfishta që ka zbatuar politika me pronat në zona të ndryshme të Shqipërisë.  Për shak të karakterit antipronar të nenit 8 të ligjit 7501, prej 20 vjetësh vazhdon të pengohet  zgjidhja e kthimit fizik të pronës tek i zoti. Mos respektimi i të drejtës së pronësisë pas vitit 1991, ka shkaktuar jo 4 apo 6 viktima por një bilanc lufte me të vrarë  dhe të plagosur që politikanët nuk e përmendin. Ky fakt i dhimshëm është denoncuar nga ish-kryeministri z. Pandeli Majko si krim kolektiv i politikës për vota dhe për pushtet. Nga drejtuesit e forcave të reja politike, mos respektimi i të drejtës së pronësisë është denoncuar publikisht si qëndrim abuziv që i shërben pasurimit të kryetarëve që kanë privatizuar partinë dhe mos kthimi i pronës është vlerësuar krim dhe tradhëti kombëtare. Këto janë të vërteta por ky deklarim nuk mjafton për të plotësuar pikën 10 të raportit Fule. Për këtë duhen dhe veprime konkrete.

Aktualisht z. Sali Berisha dhe z. Edi Rama janë dy peng-mbajtësit e integrimit. Nëse ata dhe cilido deputet që nuk i mungon patriotizmi, do të rivlerësojnë këshillat e shqiptuara prej zonjës Hillary Clinton gjatë vizitës së saj në 1 Nëntor 2012 në Tiranë për pasojat e korrupsionit dhe do të eksplorojë sitin e shoqatës do të kuptojnë se zonja Clinton është treguar jashtë mase e butë me kryetarin e maxhorancës dhe me kryetarin e opozitës. Këta dy drejtues të politikës janë në rrugë të gabuar për faktin se me këtë qëndrim mohues ndaj të drejtës së pronësisë ata po dëmtojnë interesat  kombëtare.

Shoqata  ka insistuar dhe vazhdon të insistojë për përfundimin e kthimit fizik konform kushtetutës dhe pastaj kompensimin, ndërsa politikanët që kanë nën kontroll mediat dhe paratë, deri tani kanë arritur ta mashtrojnë opinionin publik dhe ndërkombëtar sikur problemi i pronave është zgjidhur. Ne jemi shprehur vazhdimisht se prej 12 kërkesave të BE, shumë prej tyre janë zgjidhur por problemi i pronës është përkeqësuar. Politikanët pushtojnë ekranet dhe gazetat me deklarata ku thuhet se kanë zgjidhur problemin e pronave por kanë mbetur pa kryer disa kompensime që ata me të fituar votat do ti realizojnë shpejt. Kryeministri Sali Berisha nuk guxon të deklarohet për zbatimin e detyrimeve kushtetuese dhe  kthimin fizik të pronës tek i zoti sipas nenit 181 të kushtetutës. Kjo sepse në këto 20 vjet prona është shfrytëzuar nga të dy krahët e politikës për blerje votash në fushatën elektorale dhe për të përvetësuar prona të paluajtëshme. Për të maskuar përfitimet abuzive që kanë bërë oligarkia e politikanëve, ata i japin prioritetit kompensimit dhe nuk flasin për kthim fizik dhe për nenin 181 të kushtetutës.

Rol kyç në respektimin e të drejtave tona për pronën e trashëguar luajnë ambasadorët me deklarimet dhe relacionet për qeveritë e tyre. Ndjej detyrimin moral të falenderoj publikisht ambasadorin hollandez dhe Qeverinë Hollandeze, që ka vlerësuar seriozisht ankesat tona dhe kanë vepruar konkretisht,  duke kritikuar publikisht, lidhur me situatën e mos respektimit të të drejtës së pronës. Por nuk kuptohet se sa dhe si menaxherët e politikës  kanë arritur që ta detyrojnë Bankën Botërore, FMN, Usaid dhe disa ambasadorë kryesorë, të qendrojë me gojën mbyllur ose të bëjnë ë, ë, ë, ë, ndaj situatës alarmante me pronat dhe të justifikojnë rrugën e gabuar të Qeverisë. Kërkesa për zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe votimi i tre ligjeve edhe nga opozita, janë të rëndësishme por këto janë shumë herë më pak të rëndësishme në krahasim me detyrimin e shtetit për të zbatuar  kushtetutën, për të ekzekutuar vendimet e gjykatave dhe për të kthyer tek i zoti pronën që ka grabituar sistemi sllavokomunist. Integrimin e Shqipërisë e mban të bllokuar shteti që shkel kushtetutën, që  nuk kthen pronën e grabitur tek i zoti dhe nuk zbaton vendimet e gjykatave por edhe opozita që nuk po shprehet duke e detajuar në programin e saj zgjidhjen e këtij problemi themelor të shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut.

Nëse në SHBA nuk do të zbatohej një vendim Gjykate i formës së prerë atëhere Presidenti jep dorëheqje.  Cila është zgjidhja në shtetin Shqiptar, që nuk zbaton me dhjetra vendime të gjykatave vendase dhe as vendimet e Gjykatës së Strasburgut ? Mos vallë duhet të heshtim dhe të përkulemi para hajdutëve dhe të votojmë majtas apo djathtas ?

Nëse politikanët shqiptarë apo ndërkombëtarë do vazhdojnë të mos marrin në konsiderate ankesat dhe argumentat tona dhe do të flasin për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe miratim ligjesh me 3/5 por nuk do flasin për kthim me prioritet të pronës konform kushtetutës dhe dokumentave të shtetëzimit komunist, nëse politikanët do vazhdojnë të flasin për kompensim për të anashkaluar kthimin,  ne e denoncojmë këtë rrugë se kjo është shkatërim me koshiencë i strukturës  kombëtare dhe i demokracisë . Kjo rrugë është kalim i butë nga diktatura në kleptokraci. Këto nuk janë gabime por politikë pa moral që çon në imoralitet dhe kriminalitet. Eshtë i lutur ambasadori i BE dhe OSBE dhe grupi që përgatit informacionin për komisionerin Stefan Fule, të rivlerësojnë ankesat tona për pronën. Fakti që prona ka qenë dhe vazhdon të jetë burimi kryesor i korrupsionit të administratës shtetërore, i sistemit gjyqësor dhe shkak i disa mijëra jetëve të shuara dhe se situata e pronës përkeqësohet vazhdimisht tregon se ajo duhet rivlerësuar në pikat e pa zgjidhura dhe më kryesorja nga 12 kërkesat e BE.

Shqipëria është në kontrast me të gjitha vendet e tjera ish-komuniste që e kanë zgjidhur problemin e pronës duke u bazuar në kthimin fizik. P.sh. Qeveria Çeke ka kohë që ka kthyer fizikisht pronat shtetasve dhe në 8 nëntor 2012 vendosi ti kthejë pronat klerit. Nga ky vendim 17 komunitete fetare gjithësej do rimarrin pronat e tyre të paluajtshme me një vlerë prej 2,9 miliard Euro. Përveç kthimit fizik të pronës, një shumë ekuivalente prej 2,3 miliard Euro do t’i paguhet komuniteteve fetare si dëmshpërblim financiar për konfiskimin. Ky dëmshpërblim do paguhet gjatë një periudhe prej 30 vjetësh.

Në të mirë të Shqipërisë dhe të moralit politk që duhet të drejtojë vendin, ftojmë drejtuesit Berisha dhe Rama që të bien dakort për një zgjidhje të përgjithshme në bllok të problemit të pronës,  me të njëjtin standard në të gjithë vendin, duke u bazuar në parimet morale dhe juridike, të shprehen për platformën, për studimet dhe zgjidhjet që ka propozuar shoqata, duke marrë si shembull vendet ish komuniste por të kenë në konsideratë veçanërisht nenin 181 të Kushtetutës.

Sipas Friedrich A. Hayek, ekonomist dhe filozof i shquar dhe Fitues i Çmimit Nobel në Ekonomi, prona private është garancia më e rëndësishme e lirisë. Sipas Milton Friedman, ekonomistit më me ndikim dhe fitues i çmimit Nobel në Ekonomi, të drejtat e pronës janë “më themeloret e të drejtave të njeriut dhe një themel esencial për të gjitha të drejtat e tjera njerëzore.”  Ludwig Von Mises, ekonomist dhe filozof i shquar që influencoi Hayek dhe Friedman është shprehur se ” nëse programi i liberalizmit do të kondensohej në një fjalë të vetme, do të duhet të lexohej: prona, që do të thotë, pronësia private e mjeteve të prodhimit…Të gjitha kërkesat e tjera të liberalizmit rrjedhin nga kjo kërkesë themelore.” Rrjedhimisht populli shqiptar, në afro 25% të siperfaqes në rang vendi, ku prona nuk është kthyer në kufijtë e para grabitjes komuniste, sipas dokumentave të shtetëzimit që shteti i disponon,  për pronarët e ligjshëm shkelen liria dhe të drejtat themelore, ata nëpërkëmben dhe ju bëhet ’zbor’nga pushtetarët dhe zyrtarët e korruptuar. Ky është problemi më i ngutshëm në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë dhe të vendimit të BE për miratimin e statusit kandidat per Shqipërinë.

Kryetari Shoqatës Kombetare të të shpronësuarve

”Pronësi me Drejtësi”
Rrapo Hajredin Danushi

Ky zë u postua te Albanian Authorities, European Court of Human Rights, European Integration, International Organisations (OSCE, World Bank), Other countries' experience, Posts in Shqip nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

10 mendime mbi “Pa kthim të pronës nuk ka shtet ligjor, nuk ka integrim

  1. Lexoni kete shkrim te Lubonjes sot ne Panorama dhe komentin tim me poshte.
    http://www.respublica.al/artikuj/2013/02/01/lubonja-merr-nje-shembull-nga-kronika-e-zeze-dhe-konkludon-po-kthehemi-ne-ujqer

    Metafora eshte shume e goditur dhe, megjithese kam frike se mund te jete pak jashte targetit, kuptimi i saj eshte me i gjere sec ajo qe Lubonja thote. Ne po behemi ujq apo qener te ujqerve pasi nuk nuk po reagojme ndaj se keqes ne pergjithesi. Dhe e keqja nuk eshte vetem droga, kjo eshte vetem nje shembull i se keqes! Psh, ne nuk e kuptojme ende se moszgjidhja e problemit te pronave nuk ndikon negativisht vetem pronaret legjitime por te gjithe shoqerine, me apo pa prona, te pasur apo te varfer, demokracine, sigurine, korrupsionin, pavaresine e gjyqesorit, ndershmerine e zgjedhjeve, rrogat e uleta, interesat e larta te kredive, etj. dhe ne jemi mesuar me kete gjendje, e pranojme si normale, si dicka qe nuk eshte e jona e nuk na ndikon, duke u kthyer pra ne ujqer ose qener te ujqerve.

    • Faleminderit Toni për komentin dhe informacionin mbi artikullin e F. Lubonjës. Mua çështja e pronave më kujton Fermën e Kafshëve (Animal Farm) të Georges Orwell ( http://en.wikipedia.org/wiki/Animal_Farm ). Me dy fjalë: kafshët bëjnë revolucion, përzejnë fermerin që i keqtrajtonte, vendosin rregulla të reja (barazi, drejtësi…). Si përfundim, tarafi i derrave (që vjen në fuqi) bëhet edhe më i urryer sesa fermeri që përzunë, rregullat mohohen, harrohen, nuk aplikohen ose vetëm sa i intereson derrave… . Atëherë çfarë mbetet? Të rifillojnë nga fillimi një revolucion tjetër? Kush ka fuqi…?
      Vazhdimësia e elitave komuniste në Shqipërinë e këtyre 20 viteve të fundit ka garantuar vazhdimin e politikave komuniste përfshi ndaj pronarëve. Në teori jemi për respektimin e të drejtës së pronës. Në praktikë jemi për respektimin vetëm të “pronarëve të rinj”. Kjo klasë e re ka akaparuar pushtetin ekonomik dhe nuk pranon asnjë konkurrencë as nga pronarët e ligjshëm (të cilëve t’iu japim pashaporta dhe t’i lejmë të ikin një orë e më parë, thoshte R. Alia) as nga tregu i lirë ndërkombëtar. Dhe pastaj çuditemi pse Shqipëria është vendi me investime të huaja më të pakta ?

  2. Ligji 7501 eshte nje reforme tjeter agrare ne demokraci…dhe demokracia nuk njeh reforma te tilla andaj urgjentisht te respektohen dhe te zbatohen ligjet nderkombetare per shtetet demokratike ne lidhje me njohjen e te drejtave te njeriut ku baza eshte njohja e prones pronarit autokton ,prona e rrembyer nga reformat komuniste….. Nuk ka shtet ligjor po nuk u zbatuan ligjet themelore per njohjen dhe zbatimin e ligjeve baze te demokracise……
    PRONA TEK PRONARI AUTOKTON…..

  3. BANKA BOTERORE DHE DISA NGA AMBASADORET JANE TE IMPLIKUAR NE KORRUPSION
    Politikanet shqiptare pas vitit 1991 e kane trajtuar dhe vazhdojne ta trajtojne ne menyre te gabuar çeshtjen e pronave. Politikanet shqiptare kane miratuar ligje elektorale qe nuk e respektojne te drejten universale te shtetasve per te gezuar pronen e trasheguar. Zbatimi i keq i ketyre ligjeve gjysmake i ka hapur rrugen korrupsionit dhe kriminalitetit qe eshte ne shifra alarmante.Politikanet shqiptare kane arritur qe pragmatizmin e tyre ordiner ta imponoijne edhe tek ambasadoret e Bankes Boterore dhe ambasadoret e tjere te cilet e furnizojne qendren e tyre me te dhena gjysmake dhe kontradiktore se ndryshe nuk ka se si te shpjegohet fakti qe B.Boterore, BE dhe OSBE shpenzojne 1.6 milion euro per nje projekt qe do te regjstroje pronar ne 20 fshatra te Bregdetit . ne perfundim ky projekt do te tregoje se per nje prone qenkan disa pronare pretendente . Kjo eshte shkaterrim i parimeve te demokracise tallje me parimet dhe popullin . Banka Boterore, ambasadori i BE dhe cdo ambasador qe vetem mban shenime por hesht e di mire se 1 prone ka vetem 1 pronar dhe pronari eshte ai qe shteti komunist ja ka konfiskuar pronen . Heshtja e ambasadoreve eshte financimi me i mire per korrupsionin e pushtetareve Po te hapen regjistrat e shtetezimewve prona kthehet shume shpejt tek i zoti. Qe Shqiperia te shpetoje nga ky shkaterrim postkomunist qe po trajtohet si demokraci duhet qe prona te kthejet me ligj tek i zoti dhe per kete duhet qe e verteta te thuhet me ze te larte nga te gjithe njerezit e ndershem .

  4. shqiperia drejtohet nga 2 klane te njejta qe mendojne si te pervehtesojne pronat e pronareve te ligjshem . pa kthyer pronen tek i zoti ska demokraci dhe ska si te jete europe .dhurata

  5. Situata e prones tregon qarte se politikaneve ju mungon patriotizmi se politika ne Shqiperi drejtohet nga njerez qe mendojne vetem per veten e tyre,Une nuk kuptoj ambasadorin e SHBA qe kritikon vjedhjen e energjise elektrike dhe hesht per vjedhjen e prones . Fjala integrim eshte tallje dhe vetem tallje. Ket duhet tas analizojne te gjithe

  6. Politikanet e sotshem jane kan grabitesish qe bejne ligje per te justifikuar pervetesimin e pronave. Kthimi i pronave te shtetezuara nga diktatura kerkon veprime te perbashketa te pronareve por kjo nuk mund te arrihet kurre pa mbeshtetjen e nderkombetareve. Ambasadoret e SHBA ne intervisten e tyre te perbashket thane veten nje pjese te te vertetes per vjedhjen e organizuar te pronave nga politikanet.

  7. Te dy krahet e politikes deklarojne per integrim por nuk kane anje interes te integrohen. Kupola e politikes ka pevetesuar bregdetin turistik dhe eshte e interesuar ta shtyje sa me shume kohen . Ata jane hajdutet e diteve te sotme

  8. tashme krahas Forumit shqiptar – probleme shqiptare shtohet dhe kjo faqe dedikuar prones. Ky problem eshte bere gangrena e demokracise ne shqiperi por dhe e interesave jetike per shqiperine . Kjo faqe esht pasqyra ku politikanet e pas 1991 shikojne njollat dhe duart e pista. Eshte shume e rendesishme per vendin kthimi i prones pasikjo pakeson ose zhduk faturen financiare te kompensimit dhe pakeson konfliktet per shkak pronesie. Meqenese zgjidhja eshte procedure politike dhe politikanet e te dy kraheve nuk kane interes ta kthejne pronen rrugezgjidhja mbetet sensibilizimi i institucioneve europiane

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s