Parlamenti çek voton kthimin e pronave të konfiskuara kishës

8 nëntor 2012

Parlamenti çek votoi të enjten ligjin për kthimin e pronave të konfiskuara nga regjimi komunist pas vitit 1948 komuniteteve fetare. Qeveria e kryeministrit Petr Necas (qendër-djathtë) arriti të siguroi votat e shumicës në Parlament: 102 prej 103 deputetëve të pranishëm votuan pro ligjit. Gjithsej 17 komunitete fetare do rimarrin pronat e tyre të paluajtshme me një vlerë prej 2,9 miliard Euro. Përveç kthimit fizik të pronës, një shumë ekuivalente prej 2,3 miliard Euro do t’i paguhet komuniteteve fetare si dëmshpërblim financjar për konfiskimin . Ky dëmshpërblim do paguhet gjatë një periudhe prej 30 vjetësh.

Czech Parliament votes to return confiscated church property

Ky zë u postua te Other countries' experience, Posts in Shqip nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

1 mendim mbi “Parlamenti çek voton kthimin e pronave të konfiskuara kishës

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s