Bregdeti këmbëngul ndaj Bankës Botërore

The World Bank & Inspection Panel's headquarte...Pas një përgjigje të sipërfaqshme dhe të papranueshme ndaj letrës dërguar më 28 shtator, Bregdeti i shkruan përsëri Bankës boterore. Shoqata shpreh keqardhje duke e konsideruar përgjigjen si një rast të humbur për të reflektuar mbi gabimet dhe keq-orientimet e evidentuara në raportin e Bankës botërore mbi pronat të prillit 2012. Bregdeti i konsideron rekomandimet e raportit në kundërshtim me nenet 41 dhe 181 të Kushtetutës dhe të drejtën themelore të pronësisë private. Bregdeti konsideron se çdo projekt ose rekomandim ekonomik i cilitdo institucion ndërkombëtar duhet në radhë të parë të respektojë Kushtetutën dhe të drejtat themelore të vendit. Bregdeti është i vendosur të arrijë objektivin e respektimit të të drejtës themelore të pronësisë të garantuar me Kushtetutë  nga Organet shtetërore shqiptare si dhe çdo institucion ndërkombëtar që punon në këtë fushë. Bregdeti do vazhdojë të informojë publikun dhe të interesuarit e tjerë mbi këtë çështje.

Për më shumë, konsultoni letrën e Bregdetit të 24 tetorit (në anglisht) 20121024_EN shkruar si reagim ndaj përgjigjes së papranueshme të Bankës botërore të 11 tetorit 2012 (anglisht) 20121015_EN.

Ky zë u postua te Albanian Authorities, European Court of Human Rights, European Integration, International Organisations (OSCE, World Bank), Posts in Shqip dhe u etiketua si , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

2 mendime mbi “Bregdeti këmbëngul ndaj Bankës Botërore

  1. Ne 15 fshatrat e bregut te Himare-Sarandes banoret autoktone jane qe pronat ti kthehen trashegimtarit ligjor sipas te dhenave kadastrale te para vitit 1944.

  2. Prona duhet te kthehet sipas te dhenave kadastrale te para vitit 1944; pra konform kritereve te percaktuara ne nenin 41, pika 2 e kushtetutes se RSH. Kjo eshte e vetmja zgjidhje ligjore, morale dhe e qendrueshme.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s