Bregdeti kundërshton konkluzionet e raportit të Bankës Botërore mbi Pronat

Në prill 2012 Banka Botërore publikoi një raport “Qeverisja në mbrojtjen e të drejtave mbi pronën e paluajtshme: një sfide e vazhdueshme” (majtas, publications and reports). Shoqata Bregdeti denoncon rekomandimet e raportit që shkelin nenet 181 dhe 41 të Kushtetutës së Shqipërisë të 1998. Përmes një letre që i dërgoi më 28 shtator drejtorit të Bankës Botërore, Dr. Jim Yong Kim, Bregdeti i tërheq vemendjen instancave drejtuese të Bankës mbi gabimet dhe kontradiktat e raportit të Bankës Botërore.

Neni 181 i Kushtetutës kërkon që kthimi i pronës pronarëve të ligjshëm të përfundojë 3 vjet pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës, d.m.th. brenda 2001! Sot, 11 vjet më vonë, Strategjia e Qeverisë Shqiptare “reforma në fushën e të drejtave të pronësisë 2012-2020”, e frymëzuar me sa duket nga rekomandimet e Bankës Boterore, parashikon shtyrje dhe reduktim në kthimin e pronave pronarëve të ligjshëm, atëherë që ky proçes duhej të ishte përfunduar para 11 vjetësh.

Bregdeti i kërkon Bankës Botërore të pranojë dhe të reflektojë në raport dhe strategji pesë pikat kryesore të mëposhtme:

  1. kthimi fizik i pronës ka preçedencë mbi çdo lloj kompensimi;
  2. proçesi i kthimit të pronës ka preçedencë mbi legalizimet;
  3. në rast pamundësie kthimi, kompensimi financjar duhet bërë bazuar mbi vlerën e tregut;
  4. zgjidhja e kthimit të pronave varet nga kapacitetet që kanë institucionet që merren me të: këto kapacitete duhen rritur dhe adaptuar nevojave
  5. rekomandimet dhe strategjia e Raportit të Bankës Botërore duhet të marrin parasysh kërkesat e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, në veçanti me kërkesat dhe afatet e caktuara në vendimin pilot të korrikut 2012 (Puto etj. kundër Shqipërisë).

Për më shumë, lexoni letrën e Bregdetit të 28 shtatorit 2012 për drejtorin e Bankës Botërore në Shqip: 20120928_AL ose Anglisht: 20120928_EN


Ky zë u postua te Albanian Authorities, European Court of Human Rights, European Integration, International Organisations (OSCE, World Bank), Posts in Shqip dhe u etiketua si , , , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

3 mendime mbi “Bregdeti kundërshton konkluzionet e raportit të Bankës Botërore mbi Pronat

  1. Mo mire vone se hic thote nji fjale e vjeter. Ju lumte juve dy shoqatave qe keni hapur kete
    faqe ku mund te japim dhe ne nji mendim. Pronat doti japin se sbon. E drejta vonon pore
    nuk rrin pa ardhe. Koha ka ardhe me ju bashku kesaje inisjative dhe me e kthy ne nji levizje per drejtesi dhe shtet ligjore. Me luftu te keqen ashte e mundeshme dhe me e ndalu kete padrejtesi te ketyne politikaneve te pa shoq qe ja kan kalu dhe eterve te tyne.
    Pronaret jane shume duhet me tregue sa jane,te gjithe kane nga nji ngaterrese ,ta tregojne dhe te japin mendimin e vet dhe cfar duhet me bo,vetem keshtu doti therrasin mendjes.
    Nga Cen Durimmodhi nga Kavaja.

  2. Me pelqen shume ky sit i Shoqates se Pronareve . Respekt për ndërgjiegjen patriotike të personave qe u kujdesën për hapjen e këtij siti ku shqiptarët mund të shprehin qendrimin e tyre. Pa prone nuk ka atdhe, mohimi i pronës është mohim i atdheut. Kompensimi kur prona nuk nevoitet për nevoja publike është shitje e atdheut. Shoqata duhet te beje publike te gjithe kerkesat e saj . I bëj thirrje Vatrës dhe kryesisë saj do te shprehi patriotizmin e saj me një rol me aktiv ndaj kthimit të pronë tek i zoti dhe kompensim vetëm për rastet kur tjetersimi behet per nevoja publike. E mbeshtes qendrimin kritik te shoqates ndaj Bankes Boterore specialistet e të cilës mund tëjenë viktima passive ose active te korupsionit.do institucion ndërkombëtar dhe Shteti duhet te respektojë pronën private . Sinonimi i fjales demokraci eshte “Prone private qe e respekton shteti”. Shteti Shqiptar nuk mund te quhet demokraci , ai eshte diçka midis anarkise dhe diktatures komuniste ku për më keq lejohet edhe grabitja nga individet. Une jam shqiptar qe kam emigruar ne ShBA , jam me dokumenta amerikane por e dua vendin tim, atdheu im eshte Shqiperia. Aty e kam shpirtin, kam shtepine dhe pronen qe ma ka grabitur komunizmi dhe ma mban peng politika. Prona e trashëguar eshte lidhja ime fizike dhe shpirterore me atdheun tim. Pas vitit 1991 mendoja se do vinte demokracia dhe do merrja perseri pronat e mija , por jam i zhgenjyer nga veprimet e zotit Sali Berisha me pronat, ma keq se kaq nuk mund ta bënte. Mbas 1991 jane ba shume ndryshime positive por meritat i takojne popullit që punon. Politikanet i kërkojnë votat për pushtet e për tu pasuruar . Si të djathtët dhe të majtët duhet te japin llogari per gabimet qe po bajne ne kurriz te te drejtave te popullit. Une nuk kuptoj pse nuk ka deshire ky kryeminister ta ktheje pronen tek i zoti. Bën shume mirë shoqata e pronareve qe i drejtohet Avokatit te Popullit ambasadorëve dhe Bashkimit Europian.
    Dashamir Dibra

  3. Ju pershendesim per mundesine qe keni krijuar te komunikojme per kete problem shume te rendesishem, kthimi i prones sipas kushtetutes (neni 41-181) dhe te kerkesave te Gjykates Evropiane te drejtave te njeriut ne Strasburg qe kerkon qe procesi i pronave te perfundoje brenda 18 muajve (fundi i 2014 tes). Nisiativa juaj do te nxise opinionin, jo vetem te atyre qe jane zvarritur per 20 vjet, por do te gjeje mbeshtetje tek mbare shqipetaret qe deshirojne nji shtet ligjore qe mbron lirite dhe te drejtat themelore te njeriut. Nisiativa juaj do te jete pengese per abuzuesit dhe do te hapi nji maredhenie te re karshi ketije problemi per te gjithe aktoret qe do te merren me zgjidhjen e drejte dhe perfundimtare.
    Eshte e rendesishme te kuptohet se zgjidhja e drejte e kthimit te pronave eshte celesi i funksionimit te shtetit ligjore e demokratik. Zgjidhjet e qellimeshme te deritanishme kane favorizuar lindjen e mafias ekonomike dhe politike shqipetare.
    Me kete rast i bejme thirrje mbare opinionit ta mbeshtesi kete nisiative duke marre pjese ne diskutimet per problemet dhe eksperiencat vetiake me administraten, gjykatesit, apo individe te ndryshem, duke dhene argumentat pa fyerje e sharje qe nuk zgjidhin asgje vetem se devijojne zgjidhjet. Gjithashtu i bejme thirrje partive dhe politikaneve te pozicionohen dhe ti lene lojnat e deritanishme vetem per show elektoral, por te marrin nisiativa konkrete ligjore per zgjidhje perfundimtare te kthimit te pronave.
    Vecanerisht i bejme thirrje shoqates Tirona, Durresi dhe gjithe shoqatave te tjera te japin mendimet dhe qendrimin e tyre per zgjidhjen e ketije problemi.
    Jemi te bindur ne nji mbeshtetje te pergjitheshme qe do te mbeshtesi sundimin e ligjit, nji shtet serioz qe mbron te drejtat themelore te njeriut, ashtu si ne demokracite e njohura tek te cilat pretendojme te gjithe te integrohemi.
    Pershendetje, Urime dhe mbaresi ne nismen tuaj,ndonese pak te vonuar pore shume te Domosdoshme.
    Nji grup intelektualesh autokton te Tirones.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s