Strasburgu – letër qeverisë shqiptare për padinë e 60 pronarëve

Botuar në Gazetën Telegraf më 18/02/2014

Pesë marsi është data e fundit, e vendosur si kufiri kohor për qeverinë shqiptare për të informuar mbi zgjidhjen në mirëkuptim të çështjes së pronarëve shqiptarë që kanë fituar paditë kundër shtetit në gjykatën e Strasburgut.

Afatet kohore, sipas Shoqatës Pronësi me Drejtësi, përcaktohen përmes një letre të dërguar nga Seksioni IV i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut për 60 pronarë (në total 83), të cilët kanë fituar betejën ligjore kundër shtetit shqiptar në Strasburg. Përmes letrës, gjykata e Strasburgut instrukton pronarët shqiptarë për hapat që duhet të ndjekin në vazhdim lidhur me ekzekutimin e vendimeve nga ana e shtetit shqiptar. Gjithashtu, qeverisë i është lënë afat deri më 2 qershor të japë motivet e saj në rast se nuk bie dakord me pronarët mbi gjetjen e zgjidhjes për përmbushjen e vendimit të Strasburgut.

Vazhdoni leximin

Pronat, KiE i “shtrëngon” lakun qeverisë: Të hartohet planveprimi konkret!

Botuar në Gazetën Telegraf më 17/02/2014

Pronarët gjithnjë e më shumë drejt Strasburgut, asnjë mekanizëm për zgjidhjen e problemit brenda vendit

Deri më sot statusi kandidat për në BE është prapsur për shkaqe të ndryshme, shumica e të cilave në një farë mënyre janë plotësuar. Ajo që ka mbetur e paplotësuar dhe në vend të progresit ka bërë edhe regres, është problemi i pronës. Prona është penguar për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe për interesa të vogla të personave që kanë abuzuar me pushtetin.  Në shkrime të mëparshme në gazetën “Telegraf”, kemi trajtuar mendimin se, mosekzekutimi i vendimeve të GJEDNJ tregon mungesë të seriozitetit, mungesë të shtetit ligjor dhe mohim të garancive juridike dhe Komiteti i Ministrave i KE-së nuk mund të tolerojë faktin se, vendimet e Gjykatës së Strasburgut ende nuk janë ekzekutuar, ku ka edhe raste skandaloze tashmë të bëra problem, kur vendimi e GjEDNJ nuk është ekzekutuar fare dhe Avokati i Shtetit i kohës ka raportuar se vendimi është ekzekutuar. Po ashtu janë dhe disa vendime të GJEDNJ të ekzekutuara në mënyrë të pjesshme, të cilat duhet të ekzekutohen konform normave ligjore. Problem tjetër që kërkon seriozitet dhe veprim aktiv nga Kryeministri Edi Rama është fakti se, pronarët gjithnjë e më shumë po i drejtohen Strasburgut, ndërkohë që, nuk ka asnjë mekanizëm për zgjidhjen e problemit brenda vendit. Vazhdoni leximin

Kthimi i pronës do të përcaktojë futjen e Shqipërisë në rrugën e demokracisë

Letër publike drejtuar kryeministrit z. Edi Rama dhe kryetarit të opozitës  z. Lulzim Basha, nga Loro STAJKA

Botuar në Gazetën Telegraf më 16/02/2014

Zotërinj të nderuar, ju drejtohem me këtë letër publike pasi janë momentet decizive që ju të reflektoni për të mos shkuar në batakun e politikave antishqiptare. Quhem Loro Stajka, mua diktatura e Enver Hoxhës në vitin 1954 me detyroi të arratisem dhe prej vitesh jetoj në Virginia, të SHBA dhe jam shtetas me pasaportë amerikane. Kam qenë dhe mbetem shqiptar, por SHBA është atdheu im i dytë. Lexoj në internet çdo ditë shtypin dhe zhvillimet në Shqipëri. Ndjek me interes shkrimet që publikon siti i shoqatës së pronarëve si dhe artikujt e gazetave të ndryshme për pronën. Më brengos fakti se shteti e quan veten pronar të pronave të grabitura nga diktatura. Ministri i Bujqësisë zoti Edmond Panariti, sapo deklaroi se shpejt do t’i japim tapi fermerëve sipas ligjit 7501. Tokën e kujt do japi me tapi ky ministër apo kjo qeveri! Vazhdoni leximin

Krimi i organizuar dhe korrupsioni fshihen pas problemit të pronës

Letra e Pronarëve të Dukatit, drejtuar z. Hanes Svoboda, anëtar i Parlamentit Europian dhe Mag. Thomas Schnöll, Ambasador i Austrisë në Shqipëri

Botuar në Gazetën Telegraf më 07/02/2014

Duke mos gjetur zgjidhje për të drejtën e pronësisë, edhe pse shumë e qartë në Kushtetutë, pronarët, gjithnjë e më shumë, kërkojnë nga ndërkombëtarët zgjidhjen e këtij problemi që ka çuar Shqipërinë në vëllavrasje. Pronarët mendojnë se, nëse ndërkombëtarët flasin me një zë dhe ushtrojnë presionin e duhur te qeveria shqiptare, vetëm atëherë do të gjendet zgjidhja për të drejtën e pronësisë dhe vetëm atëherë do të kemi demokraci dhe prosperitet të vendit tonë. Në këtë frymë është e ndërtuar dhe letra e Pronarëve të Dukatit, Qarku Vlorë, drejtuar z. Hanes Svoboda, anëtar i Parlamentit Europian dhe Mag. Thomas Schnöll, Ambasador i Austrisë në Shqipëri. Vazhdoni leximin

Qeveria të anulojë vendimin mbi heqjen e 18 ha tokë nga fondi i AKKP-së!

Botuar në Gazetën Telegraf më 05/02/2014

Heqja e 18 mijë ha tokë nga fondi i AKKP-së. Flasin: Myrshit Vorpsi, Gëzim Boçari dhe Agim Toro

Vendimi i qeverisë për heqjen e fondit të kompensimit fizik për pronarët, të 18 mijë ha tokë bujqësore, ka surprizuar pronarët, të cilët pohojnë se, vendimi duhet të anulohet. Ata shprehen se ky vendim vjen pikërisht kur qeveria shqiptare ka vetëm një muaj kohë për të përgatitur strategjinë për kthimin dhe kompensimin e pronave. Në fillim të marsit, Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në Strasburg pret vendimin përfundimtar për të vendosur në lidhje me ecurinë e mëtejshme në lidhje me të paktën 77 dosje të gjykuara, të cilat presin vetëm zbardhjen e vendimit. Myrshit Vorpsin, anëtarin e kryesisë së shoqatës “Pronësi me Drejtësi” e shqetëson fakti se ku do ta gjejë qeveria gjithë fondin që duhet për kompensimin e pronave, ndërkohë që deri më tani janë kompensuar vetëm 13 ha tokë truall me një vlerë prej 4,5 miliard lekësh. “I kërkojmë qeverisë të rishikojë dhe të kthejë mbrapsht këtë vendim, pasi fatura financiare që do të vijë nga Strasburgu do të jetë e papërballueshme për buxhetin e shtetit”, shprehet Vorpsi në një prononcim për gazetën “Telegraf”. Profesor Gëzim Boçarin e shqetëson fakti nëse shteti shqiptar do ta zbatojë Kushtetutën apo do vazhdojë të veprojë sipas vullnetit politik, siç ka ecur për 23 vjet. “Për çdo njeri që dëshiron të arsyetojë në bazë të parimeve dhe të ligjit është e qartë se kjo sipërfaqe, edhe sikur të njëqindfishohet, përsëri nuk e zgjidh problemin. Zgjidhja kërkon vullnet politik, që në periudhën 22 vjeçare ka munguar”, shprehet Boçari. Ndërsa Agim Toro, ish zv/drejtor i AKKP-së thotë se “ata hoqën 18 mijë ha tokë bujqësore që ishin për kompensimin e pronarëve, ndërkohë që BE dhe Strasburgu presin në mars për paraqitjen e një plan-veprimi për kthimin dhe kompensimin e pronarëve”. Vazhdoni leximin

Anarkia e pronës është krijuar nga pushtetarët, për të përvetësuar zonat turistike

Postuar në Gazetën Telegraf nga Ledjana SALIU më 20/01/2014

Legjislacioni ekzistues e rregullon problemin e pronave në zonën e bregdetit shqiptar

Raporti prej 26 faqesh i Nils Muižnieks, Komisioner i Komitetit të Ministrave të KE 2013, në analizën e kushteve që duhet të plotësojë Shteti Shqiptar, ndër të tjera, shpreh shqetësimin e thellë për mos ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ (pika 45) si dhe të vendimeve të gjykatave të brendshme dhe të vendimeve administrative. Raporti thekson se mosekzekutimi i vendimeve të gjykatave të brendshme dhe i vendimeve administrative është një problem shumë më i gjerë, që nuk kufizohet vetëm tek çështjet e kompensimit të pronave të shtetëzuara (pika 55). Raporti evidenton dhe zvarritjet e proceseve civile mbi çështjen e pronave. Për mangësitë e thella në sistemin e drejtësisë gazeta “Telegraf”  ka sensibilizuar me kohë. Vazhdoni leximin

Shpërndarja e certifikatave të pronësisë. Po dhunohet Kushtetuta!

Botuar nga Gazeta Telegraf, 14/01/2014

Reagimi i shoqatës “Dukati” ndaj deklaratës së z.Jani Babi, zv.ministër i Bujqësisë

Reagojnë degët e shoqatës “Dukati” Tiranë, Durrës, Vlorë, ndaj deklaratës së z.Jani Babi, zv.ministër i Bujqësisë, për shpërndarjen e certifikatave të pronësisë së tokave. Zëvendësministri i Bujqësisë, z. Jani Babi ka deklaruar se, personat që kanë përfituar tokë në bazë të Ligjit 7501, Qeveria do t’i pajisë me certifikata pronësie, duke i shndërruar në pronarë legjitimë, ndërsa  “ish -pronarët” do kompensohen. Kjo deklaratë vjen pas deklaratës që bëri Kryeministri, kohë më parë, në Komunën Frakull, në Fier, ku ndër të tjera siguroi gjithë ata që kanë përfituar tokë nga Ligji 7501, se së shpejti do t’i pajiste me certifikatat e pronësisë së tokës. Këto deklarata janë një lajm mjaft i hidhur e mjaft dëshpërues për të gjithë pronarët, që në shekuj i trashëgojnë tokat e tyre dhe sot  “shteti demokratik” ua grabit. Vazhdoni leximin

Propozimi i ministres Gjermeni për legalizimin, e thellon më tej anarkinë e kthim/kompensimit

Nga Loro Stajka

Botuar në gazetën Telegraf, më 13/01/2014

http://gazetatelegraf.com/wp-content/uploads/2014/01/toka-bregdet-abuzime.jpgZ. Kryeministër, zbatoni premtimin, për kthimin e pronës tek i zoti!

Politikanët tanë nuk e kanë pasur seriozisht premtimin, se do të zbatojnë Kushtetutën dhe të drejtat e njeriut. Intervista e znj. Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në Shqipëri, lidhur me paketën ligjore për legalizimin e ndërtimeve pa leje, ku thuhej që në janar 2013, propozimi do të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë për t’u bërë ligj, më shqetësoi jashtë mase. Në 23 vjet post-komunizëm, pse Edi Rama e theu fjalën dhe nuk po e kthen pronën e grabitur tek i zoti? Vazhdoni leximin

A e toleron Strasburgu mungesën e shtetit ligjor dhe korrupsionin në drejtësi?

Botuar në gazetën Telegraf, nga Ledjana SALIU më 07/01/2014

http://gazetatelegraf.com/wp-content/uploads/2014/01/jonufer-vlore.jpgKalvari i pronarëve në dyert e gjyqeve dhe institucioneve shtetërore për të drejtën e sanksionuar me ligj ndërkombëtar

Lidhur me standardet e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat Komisioneri Stefan Fyle deklaroi se nuk ka kushte shtesë. Kjo duhet lexuar me shumë vëmendje, pasi nga autoritetet e tjera u deklarua se në Qershor 2014 dhënia e statusit nuk është automatike, por duhet luftuar korrupsioni dhe krimi i organizuar. Populli e dëshiron perspektivën Europiane të Shqipërisë, por analistët dhe të huajt që duan ta ndihmojnë Shqipërinë nuk po dallojmë dëshirat dhe interesat e  popullit, që prej vitit 1991 kanë qenë dhe mbeten pozitive nga  veprimet e politikanëve mëkatarë që 1991-2013. Përgjegjëse për mosmarrjen e statusit është klasa politike dhe burim për korrupsionin e pushtetarëve dhe të sistemit të drejtësisë ka qenë dhe mbetet prona e trashëguar, që akoma nuk është kthyer tek pronari. Vazhdoni leximin

Certifikatat e pronësisë për përfituesit e 7501-it, “ndezin” pronarët e vërtetë

Botuar në Gazeta Telegraf më 28/12/2013 në Kryesore,Sociale
URL e artikullit http://gazetatelegraf.com/certifikatat-e-pronesise-per-perfituesit-e-7501-it-ndezin-pronaret-e-vertete/

Letër e hapur
Dukatasit i kërkojnë Kryeministrit: Amendo ligjin 7501

Dukatasit kërkojnë amendimin e ligjit 7501 dhe kthimin e tokës të zotit. Në një letër, drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, nga degët e Shoqatës “Dukati” në  Tiranë, Vlorë, Durrës e Fier me përfaqësues Nevzat Bozhani, Vitri  Zyka, Merko Bozhani dhe Sulo Brahimi, bëhet i ditur shqetësimi i 800 familjeve dukatase për tokat e tyre të mohuara, për shkak të “Ligjit antikushtetues 7501”. “Zoti Kryeministër, jemi përfaqësues të rreth 800 familjeve dukatase, që për shkak të Ligjit antikushtetues 7501, u janë  mohuar e marrë tokat e trashëguara nga të parët e tyre. Për këtë padrejtësi antinjerëzore ju kemi dërguar një  letër, qysh  më  datën 13 shtator 2013, nëpërmjet të cilës kërkojmë zgjidhjen e problemit, d.m.th amendimin e ligjit 7501 dhe kthimin e tokës të zotit, por që  ende nuk kemi marrë përgjigjen Tuaj” thuhet në letër. Dukatasit vazhdojnë më tej duke thënë se “Kjo që  kërkojmë neve, së pari, është  detyrim kushtetues për qeverinë  ( neni 181 i Kushtetutës), por njëherësh është edhe detyrim njerëzor, logjik e zakonor, sepse nuk ka perëndi e as qeveri që mund t’i marrë një  qytetari pronën”. Vazhdoni leximin